Aktualitet

Kurti: NATO-n e kemi brenda, s’jemi të frikësuar nga bazat e Serbisë afër kufirit të Kosovës

Ai e ka cilësuar këtë fakt si rrezik për Kosovën, por thotë se Kosova s’është e frikësuar meqë Kosova e ka NATO-n brenda edhe pse Kosova ende s’është në NA

11 Nëntor 2022, 15:14 Nga I.A
Kurti: NATO-n e kemi brenda, s’jemi të frikësuar nga bazat e
Albin Kurti

FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në një diskutim që ka pasur në kryeqytetin francez, Kurti  ka folur për bazat e ushtrisë së Serbisë në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Gazeta Express shkruan se Kurti ka thënë se në afërsi të vijës kufitare janë 48 baza operative të Serbisë, 28 prej tyre me xhandarmëri dhe 20 më ushtri. Ai e ka cilësuar këtë fakt si rrezik për Kosovën, por thotë se Kosova s’është e frikësuar meqë Kosova e ka NATO-n brenda edhe pse Kosova ende s’është në NATO.

 “Rreth kufirit të Kosovës, ka 48 baza operative të Serbisë. Të 28 janë me xhandarmëri dhe 20 me ushtri. Ky është një rrezik për vendin tonë, por s’jemi të frikësuar. Kosova s’është në NATO, por Kosova e ka NATO-n brenda”, ka thënë kryeministri Kurti.

forumi i paqes ne paris albin kurti

Sondazh

Poll