Sport

Spanjë, lista e Luis Enrique-s drejt Katarit shkakton zhurmë, trajneri 'harron' Sergio Ramos dhe De Gea-n! (video)

Listat përfundimtare të përfaqësueseve të ndryshme që do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit vazhdojnë të mbërrijnë

11 Nëntor 2022, 13:46 Nga DOSJA

Spanjë, lista e Luis Enrique-s drejt Katarit shkakton zhurmë, trajneri

SPANJË- Listat përfundimtare të përfaqësueseve të ndryshme që do të marrin pjesë në Botërorin e Katarit vazhdojnë të mbërrijnë: një nga dyshimet më të mëdha ishte nëse Sergio Ramos do të ishte i grumbulluar mes 26 lojtarëve të Spanjës.

Epo, pas Euro 2020 për shkak të gjendjes fizike jo optimale, mbrojtësi i PSG nuk do të jetë as në kampionatin botëror.

Portierë: Unai (Athletic Bilbao), Robert (Brighton), Raya (Brentford);

Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Eric García (Barcelona), Guillamón (Valencia), Pau Torres (Villarreal), Laporte (Manchester City), Jordi Alba (Barcelona), Gaya (Valencia);

Mesfushorët: Busquets (Barcelona), Gavi (Barcelona), Soler (PSG), Marcos Llorente (Atletico Madrid), Pedri (Barcelona), Koke (Atletico Madrid);

Sulmues: Ferran Torres (Barcelona), Nico Williams (Athletic Bilbao), Yeremy Pino (Villarreal), Morata (Atletico Madrid), Asensio (Real Madrid), Sarabia (PSG), Dani Olmo (Leipzig), Ansu Fati (Barcelona).

Në listë është Gavi dhe Pedri dy shtyllat e mesfushës së bashku me Busquets. Sulm me bollëk, nxitur nga përvoja e Moratas dhe mbushur me talentë si Ansu Fati dhe Ferran Torres. Një shans i madh edhe për 20-vjeçarin Nico Williams. Në listë nuk është as portieri i Manchester United De Gea.

E.Ç (Dosja.al)

spanja enrique katar kupa e botes

Sondazh

Poll