Bota

Forumi i Paqes, Vuçiç pas takimit me Buorrell e Lajçak: Kosova të përmbushë obligimet e marra

Vuçiç ka shkruar se është pajtuar me bashkëbiseduesit se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston.

11 Nëntor 2022, 15:32 Nga I.A
Forumi i Paqes, Vuçiç pas takimit me Buorrell e Lajçak:
Miroslav Lajçak dhe Aleksander Vuçiç

FRANCË- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar sot në Paris me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi. Vuçiç ka shkruar se është pajtuar me bashkëbiseduesit se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston.

Postimi i Plotë:

Theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre se Prishtina më në fund duhet të fillojë t'i përmbushë obligimet e marra, e cila para së gjithash ka të bëjë me formimin e Komunitetit të Komunave Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

aleksandar vuçiç forumi i paqes ne paris miroslav lajçak josep borrell

Sondazh

Poll