Përplasja fatale në Elbasan/ Humb jetën turistja izraelite që u godit nga automjeti
31 Gusht 2019, 10:29Nga DOSJA
Elbasan- Pas aksidentit që ndodhi në Elbasan ditën e djeshme, ku një çift turistësh izraelitësh me motor u përplasën me një makinë, ka humbur jetën turistja izraelite. Mësohet se ka humbur jetën në spital nga plagët e marra 31-vjeçarja Michel Nin. Ndërsa burri i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se janë shoqëruar në polici dy drejtuesit e mjeteve, F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.
Çifti izraelit ishte duke udhëtuar me një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta u përplas me një auto-veturë.
Të huajt ishin me pushime në vend tonë, që në fakt rezultuan tragjike.
Pamje nga aksidenti dje:
Njoftimi i policisë:
NJOFTIMI
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:
Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e një natë më parë, që iu bë ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë.Mësohet se autori ose autorët, si filli...
Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranë kanë rënë dy persona pasi trafikonin persona drejt Britanisë së Madhe kundrejt shumës 15 mijë paund.Sipas policisë shtet...
PUKË– Në qytetin e pukës është bërë një investim i ri. Bëhet fjalë për ndërtimin e një ure, për të cilën qeveria shqiptare ka investuar 60 mln lekë të reja...
Tiranë- Disa ditë më parë u konfirmua se Adi Krasta nuk do të jetë më pjesë e televizionit “News 24” dhe nuk do të drejtojë asnjë emision në këtë ekran. Emision...
Shqipëri- AKU ka bllokuar 27.642 ton produkte të pasigurta në Korçë, Fier dhe Shkodër. Mësohet se janë bllokuar 27 ton mish pule nga Brazili dhe njëkohës...
TIRANË– DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij. Në një stasus në Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve...
Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë Agim Hoxha, 45-vjeç pasi akuzohet se shpërndante kokainë me motor ...