Aktualitet

Pamjet e rënda nga aksidenti i turistëve në Elbasan, të plagosurit me urgjencë drejt Traumës (VD)

Çifti i izraelitëve ishin duke udhëtuar me motor me targa rumune, në momentin që pësuan aksident.
Përditësuar:

ELBASAN- Një çift turistësh izraelit janë aksidentuar me motor pasditen e sotme në Elbasan. Sipas burimeve paraprake, dy turistët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar më një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një autoveturë.

Çifti izraelit ishin duke udhëtuar me motor me targa rumune, në momentin që pësuan aksident. Mësohet se motorit i ka prerë rrugën një mjet tip “Fuoristradë”.

Çifti i turistëve po transportohen drejt spitalit të Traumës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.15, në Elbasan,  mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan. Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda”  me drejtues shtetasin N.S.,  banues në Izrael,  i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja  shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment