Aktualitet

Me fytyrë të mbuluar, reagon për herë të parë Adi Krasta pasi i mbyllën emisionin (MESAZHI)

31 Gusht 2019, 09:18 Nga DOSJA
Me fytyrë të mbuluar, reagon për herë të parë Adi

Tiranë- Disa ditë më parë u konfirmua se Adi Krasta nuk do të jetë më pjesë e televizionit “News 24” dhe nuk do të drejtojë asnjë emision në këtë ekran. Emisioni i Krastës  që prej një viti transmetohej të hënave në News 24, por në shtator nuk do të rinisë.

Për herë të parë pas largimit ka reaguar vetë gazetari me anë të një postimi në Twitter. Krasta ka publikuar një foto ku shfaqet në ekran, i cili mbulohet nga një çentro por që gazetari përpiqet që të shfaqet për teleshikuesit.

Krasta mesa duket jep mesazhin se duan që ta largojnë nga ekrani dhe se ky i fundit po mundohet që të qëndrojë në të dhe se sërish mund të shfaqet në TV.

54-vjeçari prej më shumë se dy dekadash është pjesë ekranit shqiptar. Ende nuk dihet se ku mund të shfaqet Krasta këtë sezon të ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adi krasta merkato televizive adi krasta merkato televizive

Sondazh

Poll