Aktualitet

Prostitucion dhe pasaporta false, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

31 Gusht 2019, 08:37 Nga DOSJA
Prostitucion dhe pasaporta false, arrestohet 37-vjeçari në

SHKODËR– Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Mësohet se bëhet fjalë për 37-vjeçarin me inicialet A. D.,banues në Shkodër.

I arrestuari nga Shkodra rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Mësohet se 37-vjeçari nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu, ai akuzohet se gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Njoftimi i policisë Shkodër

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pragat e Policisë. Kapet 37-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37-vjecari shkoder arrestohet 37-vjecari shkoder

Sondazh

Poll