Aktualitet

Shtyhet seanca për Etleda Çiftjan në GJKKO, avokati: Drejtësia po diskriminon veri-jug, Kushtetuta nuk ka më asnjë vlerë

Në një deklaratë për mediat, ai tha se sot Kushtetuta e vendit nuk ka anjë vlerë përballë sistemit të drejtësisë. Përsa i përket gjykimit, ai tha se një nga gjykatësit e çështjes mund të jetë në konflikt interesi pasi mund të ketë diçka me anëtaren e GJKKO-së.

11 Nëntor 2022, 10:17 Nga e.k
Shtyhet seanca për Etleda Çiftjan në GJKKO, avokati:
Etleda Çiftja

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë seancën ndaj ish-anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja. Shkak për këtë është bërë se deri më tani, Apeli i GJKKO-së nuk është shprehur nëse do e marrë në shqyrtim rastin apo jo. Pas daljes nga seanca, avokati i Çiftjas ka reaguar me tona të ashpra ku nuk kanë munguar as akuzat për gjyqtarët dhe sulmet ndaj tyre. Në një deklaratë për mediat, ai tha se sot Kushtetuta e vendit nuk ka anjë vlerë përballë sistemit të drejtësisë. Përsa i përket gjykimit, ai tha se një nga gjykatësit e çështjes mund të jetë në konflikt interesi pasi mund të ketë diçka me anëtaren e GJKKO-së.

"Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima, pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, i shërben me fshi b*then me të. Kanë heq gjithë gjyqtarët e pjesës veriore, dhe kanë lënë ata të jugut që binden. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë", tha avokati.

Etleda Çiftja, anëtare e KPK shkoi sot në Apelin e GJKKO pas një përballje që ka nisur disa muaj më parë. Gjykata e Posaçme e ka shpallur të pafajshme çiftjan në shkallën e parë, por SPAK ankimoi vendimin. Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndërsa u hetua për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh. Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie./Dosja.al

etleda ciftja

Sondazh

Poll