Aktualitet

Përleshje me thika mes shqiptarëve në Greqi, 35-vjeçari qëllon fqinjin e tij, merr valixhet e arratiset

Shqiptarët janë fqinjë me njëri-tjetrin dhe pak pas orës 22:00 kanë nisur të debatojnë për gjëra që janë ende të paqarta.

11 Nëntor 2022, 07:59 Nga F.M
Përleshje me thika mes shqiptarëve në Greqi, 35-vjeçari
Policia greke

GREQI- Një shqiptar ka qëlluar me thikë bashkatdhetarin e tij, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar. Shqiptarët janë fqinjë me njëri-tjetrin dhe pak pas orës 22:00 kanë nisur të debatojnë për gjëra që janë ende të paqarta.

Në sherr e sipër, njëri prej tyre, 35 vjeç ka marrë thikën dhe ka qëlluar në bark shqiptarin tjetër, 43 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është arratiru. Fqinjët e kanë parë që të fusë dy valixhe në makinën e tij dhe të largohet bashkë me të atin.

perleshje mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll