Aktualitet

Ç'ka ndodhur në aksin Klos–Bulqizë, rruga mbushet plot me xhama të thyer, bllokohet qarkullimi

Punonjësit e firmës së mirëmbajtjes së rrugës dhe policia rrugore kanë ndërhyrë në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.

11 Nëntor 2022, 09:52 Nga F.M
Ç'ka ndodhur në aksin Klos–Bulqizë, rruga mbushet
Aksi nacional Klos-Bulqizë

BURREL- Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë. Shkak janë bërë një sasi e madhe me xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën. Ende nuk dihet se si ka përfunduar një sasi e madhe me xhama të thyer në këtë rrugë, pordyshohet se është thyer një makinë.

Punonjësit e firmës së mirëmbajtjes së rrugës dhe policia rrugore kanë ndërhyrë në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve. Hetimet vijojnë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

klos-bulqize

Sondazh

Poll