Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Mësohet se i riu me emrin Emiljan Hysa qarkullonte me armë zjarri me vete.

11 Nëntor 2022, 09:12 Nga I.A
EMRI/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 30-vjeçari
Arrestimi

ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se i riu me emrin Emiljan Hysa qarkullonte me armë zjarri me vete. Gjatë kontrollit të policisë, u bë e mundur kapja e Hysës në fshatin Muriqan. Atij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H., i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

emiljan hysa arrestohet 30-vjeçari ne elbasan

Sondazh

Poll