Aktualitet

Gratë paguheshin 50 mijë lekë në ditë, zbardhen detajet nga serat me kanabis në Berat, kush janë 8 rojet e arrestuar, ruanin drogën me armë

Gratë u kapën duke u kujdesur dhe pastruar bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në sera në fshatin Dronovicë të bashkisë Dimal.

11 Nëntor 2022, 08:21 Nga F.M
Gratë paguheshin 50 mijë lekë në ditë, zbardhen detajet
Sera në Berat

BERAT- Janë zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga një ditë më parë në Berat. Bëhet fjalë për 9 rojet që kujdeseshin me armë zjarri për serat me kanabis.

Ata janë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik 

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher 

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezh 

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fush krujë Nikël. 

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher 

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë 

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovic, pronari që kishte lënë me qera serat. 

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë 

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Gjithashtu është bërë me dije se gratë që u shoqëruan në komisariat pagueshin 50 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Gratë u kapën duke u kujdesur dhe pastruar bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në sera në fshatin Dronovicë të bashkisë Dimal. Ato ishin marrë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ishin dërguar atje për të punuar. Policia bëri shoqërimin e tyre në komisariat me autobus, duke qenë se bëhej fjalë për 105 punëtorë.

operacion antidroge ne berat ferma e beratit

Sondazh

Poll