Aktualitet

Dhunimi barbar i të resë nga Kenia që punonte në kazino në Tiranë, gazetarja Klodiana Lala: Në lojë është para e madhe, çfarë dinte vajza që u rrah?!

Klodiana Lala përmes një mesazhi në ‘Facebook’, thekson se Policia e Shtetit nuk thënë asgjë në reagimin e saj, veçse ka konfirmuar dhunimin e të resë.

10 Nëntor 2022, 19:07 Nga k.m.
Dhunimi barbar i të resë nga Kenia që punonte në kazino
Joy dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rastin e 22-vjeçares nga Kenia, që punonte në një kazino në Tiranë, por u gjet një natë në gjendje të rëndë për jetën poshtë pallatit të saj. Teksa autori ngelet ende anonim, Lala përmes një mesazhi në ‘Facebook’, thekson se Policia e Shtetit nuk thënë asgjë në reagimin e saj, veçse ka konfirmuar dhunimin e të resë. Po ashtu, ndër të tjera në postimin e saj Lala ka parashtruar disa pyetje që sipas saj mund të zgjidhin misterin. 

REAGIMI I LALËS:

Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgjë. Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje… A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe… Une po hetoj rreth bosit te kazinose.

Por çfarë i ka ndodhur Joy-t? Hashtag dhe Exit.al shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari. Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. Pas një heshjeje prej disa ditësh, më në fund Policia reagoi dhe pranoi se e reja ishte dhunuar barbarisht e se plagët nuk i kishte nga rrëzimi, por nga rrahja. 

joy klodiana lala

Sondazh

Poll