Aktualitet

Ledina Riza i bashkohet trupës së KLP, emrat e magjistratëve të rinj

Kështu KLP ka miratuar raportet për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit. Konkretisht: Miranda Bushi, Elion Mustafaj dhe Kledian Llaho. Gjithashtu u miratua relacioni për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për magjistrate Elda Goxhaj. 

10 Nëntor 2022, 17:50 Nga e.k
Ledina Riza i bashkohet trupës së KLP, emrat e magjistratëve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme ku 11 anëtarëve të trupës së KLP-së i është bashkuar dhe magjistratja Ledina Riza, e cila është dhe anëtarja më e re pas besimit që mori nga kolegët në zgjedhjet e zhvilluara më 25 tetor të këtij viti. Në mbledhjen e sotme, KLP ka miratuar raportet për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në Vetting, që i përkasin subjekteve: Miranda Bushi, Elion Mustafaj dhe Kledian Llaho. Gjithashtu u miratua relacioni për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për magjistrate, Elda Goxhaj. 

Ndërkohë në njoftimin e bërë publik për mediat tuhet se KLP ka miratuar statusin e magjistrates për Ilda Ahmetllin, shpalljen e një vendi vakant në Prokurorinë e Gjirokastrës, zgjedhjen e kryetarit të Këshillit si person përgjegjës për komunikimin me mediat. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e enjte, më 10.11.2022, mbledhjen plenare të radhës në prani të 11 anëtarëve të Këshillit, si dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT. -Mbledhja nisi me urimin e mirëseardhjes ndaj anëtares me të re zonjës Ledina Riza dhe vijoi me miratimin e përmbledhëses së procesverbalit së seancës plenare të datës 24.10.2022. -Në vijim, me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Veprimtarisë Etike dhe Profesionale u miratuan raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit: - Miranda Bushi; - Elion Mustafaj; - Kledian Llaho.
-Gjithashtu, Këshilli miratoi relacionin mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatit për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonjës Elda Goxhaj, si dhe listën pjesore përkatëse. -Me propozim të Komisionit për Planifikimin Strategjik, të Administrimit dhe Buxhetit miratoi relacionin për: - veprimtarinë jashtë funksionit të prokurores Enkeleda Millonai dhe prokurorit Adnan Xholi. -Lidhur me kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, Këshilli nuk e mori në shqyrtim pas shprehjes së vullnetit të tij e Komisionit për tërheqje nga kjo kërkesë.

-Këshilli me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, miratoi projektaktet për: - Mbarimin e statusit të magjistrates Ida Ahmetlli;
- Shpalljen e një vendi vakant për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; - Zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit si anëtar përfaqësues për komunikimin me median; - Një ndryshim në Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.207, datë 18.06.2021, “Për përbërjen e komisioneve të përhershëm dhe anëtarët zëvendësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.( i ndryshuar)”; - Një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.157, datë 27.06.2022, “Për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistrat të Shkollës së Magjistraturës”, dhe caktimin e zonjës Ledina Riza si anëtare në Komisionin e Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, si dhe si anëtare zëvendësuese në Komisionin e Disiplinës, e cila zëvendëson në këto pozicione ish anëtarin zotin Ludovik Dodaj.

këshilli i lartë i prokurorisë

Sondazh

Poll