Aktualitet

'Çmontohet' banda shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabis. Magazina ruhej nga njerëz të armatosur

Droga ishte fshehur në një terren të vështirë rajonin Pontevedra. Ndërtesa ishte e fortifikuar dhe kishte vetëm një hyrje ndërsa dritaret ishin të zëna me dërrasa dhe hekura ku nuk kishte mundësi që të futej drita dhe në pamje të parë nuk të jepte idenë se brenda saj kryehej veprimtari kriminale. 

10 Nëntor 2022, 16:11 Nga e.k
'Çmontohet' banda shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 2
Droga e sekuestruar

SPANJË- Një aksion i gjërë i Policisë spanjolle ka bërë të mundur 'çmontimin' e nje bande kriminale shqiptare të merrej me trafikun e drogës. Dy mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar nga Policia gjatë operacionit. Ky operacion ishte në valën e operacioneve të nisura që në verë nga Policia. Pas sekuestrimit të një sasie droge dhe arrestimit të dy shqiptarëve në verë autoritetet kuptuan se lidhjet e bandës ishin më të thella se kaq dhe vijuan hetimet. 

Droga ishte fshehur në një terren të vështirë në rajonin Pontevedra. Ndërtesa ishte e fortifikuar dhe kishte vetëm një hyrje ndërsa dritaret ishin të zëna me dërrasa dhe hekura ku nuk kishte mundësi që të futej drita dhe në pamje të parë nuk të jepte idenë se brenda saj kryehej veprimtari kriminale. 

“Ne ecnim këtu çdo ditë dhe nuk kishim vënë re asgjë të çuditshme, madje as erë”. tha një vendas që kalonte aty çdo ditë por nuk kishte kuptuar asgjë. 

Operacini i Gardës Civile u organizuar rreth orës 07:00 të mëngjesit. Agjentët shemben derën dhe u futën brenda në godinë ku konstatuan dhe lëndën narkotike dhe një grup shqiptarësh të armatosur që ruanin magazinën. Trafikantët numri dhe identiteti, i të cilëve nuk është bërë i ditur kishin ngritur në godinë një laborator të mirëfilltë për përpunimin e kanabisit. 2000 rrënjë u sekuestruan vlera, e të cilave sipas autoriteteve është 3000 euro për kilogram. Policia shprehet se bandat shqiptare të trafikut të drogës janë të shtrira në të gjitha rajonet e Spanjës.

spanje policia spanjolle

Sondazh

Poll