Aktualitet

Covid në Shqipëri: Një humbje jete dhe 15 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

10 Nëntor 2022, 16:18 Nga A.B
Covid në Shqipëri: Një humbje jete dhe 15 qytetarë të
Spitali

TIRANË- Një person ka humbur jetë në vend për shkak të infektimit me Covid në Shqipëri. Në 24 orë, 15 persona janë infektuar me Covid. Gjithsej janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623
Raste pozitive 331,976
Raste të shëruara 328,202
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131
Vlorë 15
Fier 10
Gjirokastër 5
Berat 5
Durrës 5

Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1

viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll