Aktualitet

50 mln euro fitime në call-centera/ Kraja: Vijojnë hetimet në 8 shtete. Rrumbullaku: Do ngremë skuadër të posaçme për krimin kompjuterik

Rrumbullaku tha se për krimet kompjuterike do të ngrihet një strukturë e Posaçme. Ai përmendi sulmet kibernetike nga iranianët dhe tha se hakerimet e kanë bërë më vigjilente Policinë e Shtetit.

10 Nëntor 2022, 13:18 Nga F.M
50 mln euro fitime në call-centera/ Kraja: Vijojnë hetimet në 8
Konferenca nga SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin e zhvilluar na call-centerat, pas zbulimit të skemave abuzime me qytetarët spanjollë e gjermanë. Të pranishëm në konferencë ishin Arben Kraja, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku dhe përfaqësues të Guardia Civil që 'zbarkoi' në Shqipëri për këtë operacion. Kraja u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përfshihen në aktivitete kriminale. Rrumbullaku tha se për krimet kompjuterike do të ngrihet një strukturë e Posaçme. Ai përmendi sulmet kibernetike nga iranianët dhe tha se hakerimet e kanë bërë më vigjilente Policinë e Shtetit. Përfaqësuesit e policisë spanjolle thanë se do tu gjenden gjithmoë pranë qytetarëve të tyre që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. 

Pjesë nga prononcimet: 

Arben Kraja: Kemi 1 vit që kryejmë hetime në Suedi, Gjermani e në vende të ndryshme. Operacioni u shtri në 8 shtete, Suedi, Shqipëri, Finlandë, Gjeorgji, Gjemani, Letoni, Spanjë dhe Ukrainë. Në një hetim të përbashkët kundër një aktivitet kriminal të shtrirë në shumë shtete. Jemi të vendosur për ti hetuar këto aktivitete. U bëmë të gjithë së bashku kundër një aktiviteti kriminal. Jemi të ndërgjegjshëm e të vendosur për të hetuar këto aktivitete, sepse mendojmë se janë të rrezikshme për të gjitha shtetet, për shoqërinë nga pasojat që sjelli dhe skemat e pastrimit të parave. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo personash të punësuar, të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellim përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë. Kishin përfituar 50 milionë euro në vetëm tre muaj aktivitet. 

Muhamet Rrumbullaku: Sulmet kibernetike na kanë bërë më vigjilentë. Krimi, kryesisht ai mbi baza inteligjente por jo vetëm, mund të gjejë shtrirje kapilare në mbarë botën. Jemi duke punuar për të rialokuar burimet tona njerëzore, teknike dhe logjistike si dhe përshtatim strukturat. I kemi dhënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të dedikuar. Do të ngremë një strukturë e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale, e shtrirë në të gjithë strukturat e drejtorisë së policisë së Shtetit. Do të shtojmë kapacitetin njerëzor.

Guardia Civil: Kemi punuar së bashku gjatë gjithë kohës. U them iqytetarëve tanë se do të na kenë pranë gjithmonë. Të gjithë ata që janë mashtruar, do t'ju gjendemi pranë. Bashkëpunimi ynë do ta ketë fokusin në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo që kemi vënë re është se kompanitë mbylleshin dhe rihapeshin, duke ndërruar vetëm emrin. Njerëzit ishin po të njëjtët. 

Kjo konferencë erdhi vetëm dy ditë pas organizimit të një operacioni në Shqipëri e Kosovë. Kontrolle u kryen në Elbasan, Vlorë, Durrës, Tiranë e Prishtinë. Në total u shoqëruan 14 person, të cilët u lanë të lirë një ditë më parë. Gjithçka nisi pasi prej disa muajsh SPAK kishte marrë letërporosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo e kriptomonedha.

mashtrimi me call center guardia civil ne shqiperi

Sondazh

Poll