Aktualitet

"I kam dhënë një 5 mijëshe për babain që i vdiq"/ Motra e Gjergj Laçit flet sërish: Ajo është budallja më e madhe që ekziston

Rita Koca ka kundërshtuar vëllain e gruas së Gjergj Laçit, i cili ndër të tjera ka treguar se gruaja as në funeralin e babait të saj nuk ka shkuar.

10 Nëntor 2022, 13:04 Nga a.l
"I kam dhënë një 5 mijëshe për babain që i
foto ilustruese

TIRANË- Motra e Gjergj Laçit, 52- vjeçarit radiklist i cili ngujoi për 6 vite gruan dhe fëmijët ka folur sërish lidhur me akuzat ndaj vëllait të saj. E ftuar ditën e sotme në 'Shqipëria Live', Rita Koca ka kundërshtuar vëllain e gruas së Gjergj Laçit, i cili ndër të tjera ka treguar se gruaja as në funeralin e babait të saj nuk ka shkuar.

Koca nuk i ka kursyer ofendimet ndaj kunatës së saj duke e quajtur budallaqe, ndërsa Gjergji ka prona dhe ferma. 

Ai e njeh shumë mirë motrën e vetë. Ajo është budallja më e madhe që ekziston. Gjergji është i pafajshëm nuk ka bërë asgjë. Gjergji nuk i ka dhunuar thjesht është përkujdesur shumë për ta. Për t’i mbrojtur nga rreziqet, nga COVID, për t'i shpëtuar nga sëmundjet dhe për të mos u ngatërruar me fëmijët. Është kujdesuar shumë për ta. Me 900 diabeti ka qenë Gjergji kur i ka vdekur babai asaj, ndaj nuk e ka lënë të shkoj. Nuk u bë nami se nuk shkoj në varrim, unë i kam dhënë asaj një 5 mijë lekëshe asaj. Ai gënjen moj zemër. Gjergji i ka pallatet rresht në dibër, ka prona, ka ferma."- tha Rita Laçi.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

xherxh (gjergj) laçi

Sondazh

Poll