Aktualitet

"Kam dy vite pa e takuar"/ Vëllai i gruas që u ngujua për 6 vite në shtëpi: Se la motrën të vinte te funerali i babait, i keni parë thikat?

Vëllai i të dhunuarës, akuzon kunatin se ishte i alkoolizuar, dhe se kjo situatë u përkeqësua kohët e fundit.

10 Nëntor 2022, 13:04 Nga a.l
"Kam dy vite pa e takuar"/ Vëllai i gruas që u ngujua
foto ilustruese

TIRANË- Vëllai i Elena Laçit, gruas së dhunuar dhe ngujuar nga bashkëshorti i saj ka folur ekskluzivisht për “Shqipëria Live”. Ai ka deklaruar se kishte dy vite që nuk fliste me motrën pasi kunati nuk ia lejonte dhe i kërcënonte me thikë. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk e lejoi gruan të shkonte as në funeralin e babait. Vëllai i të dhunuarës, akuzon kunatin se ishte i alkoolizuar, dhe se kjo situatë u përkeqësua kohët e fundit. Gruaja dhe fëmijët u strehuan në një qendër për personat e dhunuar. 

Intervista:

Gazetarja: Kush e ka bërë denoncimin?

Vëllai: Motra

Gazetarja: Si është gjendja e motrës?

Vëllai: Shumë më e mirë që ka qenë

Gazetarja: Ku ndodhet?

Vëllai: Nuk e di, nuk më tregon.

Gazetarja: Nuk keni folur?

Vëllai: Kam folur, por nuk është te qendra ku ka qenë. Por tani nuk i lejohet që të tregojë se ku ndodhet

Gazetarja: E ka dhunuar?

Vëllai: Është dëshmia e fëmijës, i besoj fjalëve të tyre dhe të motrës.

Gazetarja: Ça ka ndodhur?

Vëllai: I ka mbajtur të ngujuar

Gazetarja: I kërcënonte?

Vëllai: Patjetër. I keni parë thikat. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Nuk linte asnjë ti takonte

Gazetarja: Me çfarë justifikimi?

Vëllai: Kam qenë zënë me të. Jo fizikisht, po nuk kam folur. Ai nuk e la të vinte kur vdiq babai, as në funeral. Babai e kërkoi motrën, ai nuk e la të vinte.

Gazetarja: Arsyeja?

Vëllai: Po, pastaj edhe ndihmat që i kam dhënë, i kam dhënë përmes vjehrrit të motrës

Gazetarja: Donte të ikte azil në Francë?

Vëllai: Ku dinte motra ime nga këto gjëra.

Gazetarja: Keni folur në telefon?

Vëllai: Vetëm me çunin e vogël përmes rrjeteve sociale

Gazetarja: Që në fillim të marrëshënies ka qenë kështu?

Vëllai: Kohët. Mund të ketë qenë pak i ashpër

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

xherxh laci elena laci

Sondazh

Poll