A u anulua vizita e ministres në SHBA? Ambasadori Hovenier: Jemi në krizë. Albulena Haxhiu: Vizita do të realizohet, për datën do flasim
Ka pasur raportime se Ministres Albulena Haxhiu dhe Ministrit Xhelal Sveçla u janë refuzuar vizat nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas këtyre raportimeve ka reaguar Shefi i Kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni, i cili e ka mohuar një lajm të tillë.
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu kishte njoftuar se në muajin dhjetor do të udhëtojë drejt SHBA për një vizitë zyrtare, mirëpo ditën e sotme disa media kanë thënë se asaj i është refuzuar viza.
Sipas reporteri,net, ka pasur raportime se Ministres Albulena Haxhiu dhe Ministrit Xhelal Sveçla u janë refuzuar vizat nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas këtyre raportimeve ka reaguar Shefi i Kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni, i cili e ka mohuar një lajm të tillë.
"REAGIM. Disa media, kanë drejtuar pyetje dhe po raportojnë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka refuzuar vizën për Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe është anuluar vizita në ShBA. Një lajm i tillë përveç se është i pavërtetë dhe shpifës, është tendencioz dhe ka për qëllim shpërndarjen e informatave të pavërteta për zyrtaret e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, Ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera. Në këtë vizitë, Ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC."-ka shkruar Nimoni.
Në një takim me gazetarët, ambasadori amerikan Heff Hovenier ka thënë se ministrat nuk është mirë të udhëtojnë jashtë vendit në kohë krize dhe se ato duhet të angazhohen brenda vendit.
Hovenier, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me vizën për ministren Haxhiu, ka thënë se nuk e sheh të vështirë që një ministër të marr vizë amerikane, por tani për tani, për shkak të krizës pas ngjarjeve në veri, nuk është koha më e duhur që ministrat të udhëtojnë për në SHBA për takime zyrtare.
“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, ka thënë Hovenier.
Sondazh
Elon Musk shet aksione të Tesla-s me vlerë rreth 4 miliardë dollarë
Elon Musk SHBA-Elon Musk ka shitur aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike 'Tesla' me vlerë 3.95 miliardë dollarë...
Vuçiç do të udhëtojë drejt Francës, pritet të takohet me Macron, Borrell dhe Lajçak
Macron dhe Vucic FRANCË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të mërkurën se do të marrë pjesë në...
Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Putin bëri disa gabime të mëdha strategjike kur nisi pushtimin
Stoltenberg UKRAINË- Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Vladimir Putin bëri “disa gabime të m&eu...
Nuk humb kohë, pas tërheqjes së Rusisë Zelenskyy njoftoi administratën e re në katër rajone të Khersonit
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas nënshkroi një dekret, trupat ruse do të tërhiqen nga i gjithë bregu perëndimor i ...
Kalonte emigrantët me gomone drejt Britanisë, policia ndjek ‘Akrepin’, dënohet me 10 vite burg në mungesë
Barzan Kamal Majeed, BRITANI E MADHE- Policia britanike dhe belge po ndjek një trafikant të qenieve njerëzore, i cili dyshohet se drejtonte ...
Sindikata e Infermierëve shpall grevën e parë në historinë e saj 106-vjeçare në Angli
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një sindikatë e infermierëve që përfaqëson qindra mijëra infermierë ka votuar p&eu...
Ron DeSantis, 43-vjeçari që “kërcënon” Trump brenda republikanëve për presidencialet
De Santis dhe Trump SHBA- 43-vjeçari Ron DeSantis, i cili u rizgjodh guvernator i Floridës, ka të gjitha përgatitjet pë...
Ambasadori amerikan thirrje: Të nisin urgjentisht negociatat për Asociacionin
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që t&e...
Studenti që i hodhi vezë Mbretit Charles, i arrestuar dhe pesë herë të tjera për fushata të ndryshme klimatike
Patrick Thelwell BRITANI- Me xhepat plot me letra cigaresh, një çakmak dhe një kuti vezë, një kopshtar zbriti në muret e qy...
Pelosi e kënaqur me performancën e kandidatëve demokratë në zgjedhjet e mesmandatit
Pelosi SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, u shpreh e kënaqur me kuadrin politik q&...
