Bota

Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Putin bëri disa gabime të mëdha strategjike kur nisi pushtimin

Stoltenberg i ka bërë këto deklarata jashtë Downing Street pas një vizite në Britani, ku theksoi se Putin ka nënvlerësuar reagimin e ukrainasve dhe mbështetjen e NATO-s nga tyre.

9 Nëntor 2022, 19:06 Nga d.a.
Lufta në Ukrainë, Stoltenberg: Putin bëri disa gabime të
Stoltenberg

UKRAINË- Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Vladimir Putin bëri “disa gabime të mëdha” kur pushtoi, duke përfshirë nënvlerësimin e aftësisë së NATO-s për të mbështetur Ukrainën.

Sipas Guardian, Stoltenberg i ka bërë këto deklarata jashtë Downing Street pas një vizite në Britani, ku theksoi se Putin ka nënvlerësuar reagimin e ukrainasve dhe mbështetjen e NATO-s nga tyre.

“Presidenti Putin bëri disa gabime të mëdha kur pushtoi Ukrainën, gabime strategjike. Një ishte nënvlerësimi i ukrainasve, guximi i tyre, angazhimi i tyre për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tyre. Gabimi tjetër që ai bëri ishte nënvlerësimi i aleatëve, partnerëve të NATO-s, në aftësinë tonë për të mbështetur Ukrainën.”, tha shefi i NATO-s.

Ai shtoi se  pothuajse të gjithë aleatët e NATO-s kanë ofruar mbështetje të pakufizuar ndaj Ukrainës që në fillimet e luftimeve në shkurt.

“Ajo që kemi parë është se aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë ofruar mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Dhe ajo që shohim kur shikoni sondazhet e opinionit, mesazhet politike nga vende të ndryshme aleate të NATO-s, është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për aq kohë sa të duhet.”-shtoi ai.

Ai tha se ka gjithmonë disa zëra që kanë një mendim të ndryshëm, por mesazhi i qartë nga shumica është se "ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën".

 

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll