Aktualitet

Fshatin e “hëngri” emigracioni! Në Visokë të Mallakstrës vetëm pleqtë nuk ikin dot

Banorë të zonës tregojnë se shumë shtëpi janë mbyllur e lënë në mëshirë të fatit.

9 Nëntor 2022, 20:28 Nga k.m.
Fshatin e “hëngri” emigracioni! Në Visokë të
Mallakastër

Visoka në Mallakastër është një prej atyre fshatrave që braktiset çdo ditë e më shumë. Banorë të zonës tregojnë se shumë shtëpi janë mbyllur e lënë në mëshirë të fatit.

E ndërsa vështirësitë ekonomike janë faktori kryesor i largimeve, banorët e mbetur në fshat thonë se mungojnë investimet, ndërsa prej ndryshimit të sistemit nuk furnizohen as me ujë të pijshëm.

Në rrugët e Visokës ndesh ata pak banorë që janë të detyruar të qëndrojnë, për shkak të moshës, e pamundësisë për të gjetur rrugën e emigrimit./ Top Channel

mallakaster

Sondazh

Poll