Aktualitet

Kultivuan drogë në banesën e tyre, shpallen në kërkim 2 persona në Krujë

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.

9 Nëntor 2022, 17:09 Nga A.B

 

Kultivuan drogë në banesën e tyre, shpallen në kërkim 2

KRUJË- Ditën e sotme është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim dhe rritje të lëndëve narkotike.  Punonjësit e OSHEE-së në Krujë gjatë kontrolleve për humbjet në rrjet, konstatuan në fshatin Derven një ambjent të përshtatur si "shtëpi bari". Në momentin që kanë konstatuar banesën ata kanë njoftuar policinë. 

Për pasojë janë shpallur në kërkim shtetasit H dhe B. Xh si pronarë të kësaj banese. Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për këtë zbulim. 

kanabis ne kruje kruje

Sondazh

Poll