Aktualitet

DETAJE- Zbulohet emri i shqiptarit që u gjet i vrarë në një plazh të Greqisë, në 2017 u plagos në Shqipëri

Siç edhe bëhet me dije deri më tani, viktima ishte i ishte masakruar me gjasa me sende të forta, u gropos një një varr të hapur rishtaz prej autorëve.

9 Nëntor 2022, 17:51 Nga k.m.
DETAJE- Zbulohet emri i shqiptarit që u gjet i vrarë në një
Foto ilustruese

GREQI- Zbulohet emri i shqiptarit që u gjet i vdekur dhe i groposur në Greqi. Viktima është Eni Dollani nga Gramshi, i cili u gjet i vrarë në plazh nga një person që po shëtiste me qenin e tij. Siç edhe bëhet me dije deri më tani, viktima ishte i ishte masakruar me gjasa me sende të forta, u gropos një një varr të hapur rishtaz prej autorëve. Ndërsa me vete kishte një shumë të madhe parash, afro 12 mijë euro, gjë që shton dyshimet lidhur me vrasjen e tij. 

Sipas mediave të huaja, nga hetimet e deritanishme është zbuluar se i riu ishte pikasur në një lokal të zonës duke konsumuar pije alkoolike me një grua greke dhe dy persona të tjerë; njëri shqiptar, tjetri pakestinez. Të gjithë janë marrë në pyetje por asnjë nuk ka pranuar që ka lidhje me vrasjen e tij, ndërkohë që mister mbetet edhe shkaku. 

I riu, është bërë më herët pjesë e kronikës edhe në Shqipëri, pasi më 23 dhjetor 2017 u arrestua bashkë me shokun e tij se plagosi një 31-vjeçar. Bledar Kumria, 31 vjeç dhe Eni Dollani, 26 vjeç nga fshati Pishaj i Gramshit, në fshatin Bersnik u konfliktuan me Erind Berbiun, por edhe ky u arrestua pasi plagosi me thikë Dollanin. 

 

eni dollani gramsh greqi gjendet i vdekur shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll