Politike

Amnistia fiskale/ Ambasadorja franceze me mesazh të KODUAR: Përshtatuni me vendet e tjera, ndryshe bëhet zhurmë e keqe. Emigrantët në La Manche? E zgjidh vetëm Anglia

Në lidhje me emigrantët shqiptarë që vazhdojnë të rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone 'La manshin' ambasadorja tha se i takon Bashkimit Europian të diskutojë në lidhje me masat pasi sipas saj kjo nuk është një çështje që mund të zgjidhet vetëm nga Britania.

9 Nëntor 2022, 16:24 Nga e.k
Amnistia fiskale/ Ambasadorja franceze me mesazh të KODUAR:
lisabeth Barsacq

TIRANË- Ambasadorja franceze në Tiranë, Elisabeth Barsacq  ka folur sërish në lidhje me amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria. Në një prononcim për mediat nga Korça, ambasadorja tha se në raport-progresin për Shqipërinë thuhet katër herë se në rast të miratimit të saj, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme por ajo shtoi se nuk është ajo personi i duhur që mund të përgjigjet për këtë.  Në lidhje me emigrantët shqiptarë që vazhdojnë të rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone kanalin 'La Manche' ambasadorja tha se i takon Bashkimit Europian të diskutojë në lidhje me masat pasi sipas saj kjo nuk është një çështje që mund të zgjidhet vetëm nga Britania.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk do të heq dorë nga amnistia fiskale?

Anbasadorja: Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar? Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? (pyet gazetarët). Në raport thuhet katër herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem. Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë.

Pyetje: Sa shqetësues është fenomeni i emigrimit nga kanali i La Manshit dhe a do të ketë ndonjë marrëveshje?

Ambasadorja: Përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi ajo ndan kufirin detar edhe me 3 vende të tjera (Belgjika, Holanda dhe Gjermania). Çështjet duhen trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe por edhe nga vendet e BE, është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo diskutohet vetëm në gjirin e një shteti siç është Anglia. Dua të theksoj se Franca është anëtare e Bashkimit Europian dhe si e tillë ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe. Ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE, kjo është situata, kjo është zgjidhja.

Çfarë parashikonte projekti i qeverisë?

Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve.

elisabeth barsacq

Sondazh

Poll