Bota

Aksioni në Brezovicë, Gjykata urdhëron sekuestrimin e përkohshëm të 75 villave

Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

9 Nëntor 2022, 15:22 Nga I.A
Aksioni në Brezovicë, Gjykata urdhëron sekuestrimin e
Foto ilustruese

KOSOVË- Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit Rasim Maloku në Brezovicë, e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë tashmë mban edhe vulën e gjykatës. Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi”, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.


“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë Curri.

Për këto villa të sekuestruara, javë më parë, ka raportuar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”. Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”. Sipas shkresave të lëndës, thuhet se sipas këtij ligji, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim. Në listën e 75 pronave, kryesisht villa, figurojnë emrat e pronarëve që përfshijnë si pronarë, gjykatës të të gjitha niveleve, politikanë, biznesmenë si dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kanë blerë villa apo kanë blerë parcela dhe më pas kanë ndërtuar villa.

rasim maloku sekuestrohen 75 vila ne brezovice

Sondazh

Poll