Bota

Protestë masive në Greqi/ Qytetarët sulmojnë parlamentin me molotov, paralizohet transporti

Pas bombave të molotovit, MAT-ja ka ndjekur përdorimin e kimikateve me qëllim që të panjohurit të tërhiqen siç ndodhi. Sipas informacioneve, personat me kapuç që hodhën bombat e molotovit ndodheshin në bllokun e fundit të marshimit sindikal.

9 Nëntor 2022, 14:43 Nga I.A
Protestë masive në Greqi/ Qytetarët sulmojnë parlamentin me
Pamje nga protesta

GREQI- Incidente me kokteje molotovi dhe kimikate shpërthyen në Athinë dhe Selanik, gjatë mobilizimeve tw qytetarwve ditwn e sotme. Para orës 14:30 përfunduan marshimet në qendër të Athinës dhe u hapën rrugët. Më herët, jashtë Kuvendit, teksa protestuesit ndodheshin në kuadër të grevës 24 orëshe GSEE-ADEDY, persona të panjohur me tipare të mbuluara hodhën bomba molotovi drejt personave të MAT-it.

Pas bombave të molotovit, MAT-ja ka ndjekur përdorimin e kimikateve me qëllim që të panjohurit të tërhiqen siç ndodhi. Sipas informacioneve, personat me kapuç që hodhën bombat e molotovit ndodheshin në bllokun e fundit të marshimit sindikal.

E njëjta skenë ka qenë edhe në qendër të Selanikut,  kur personat pjesëmarrës në marshimin e zonës anti-autoritare kanë sulmuar forcat e policisë së MAT-it. Konkretisht, gjithçka nisi në orën 01:30 në afërsi të Agora Romake, kur një grup personash të mbuluar me tipare të fytyrës sulmuan forcat e policisë që ndodheshin në rrugën Agios Dimitriou me bomba molotov, gurë dhe sende të tjera.

 

proteste ne greqi

Sondazh

Poll