Bota

Iu zbuluan mesazhet bullizuese, ministri britanik jep dorëheqjen

Mesazhet akuzonin Mortonin se po kërkonte të "dënonte" deputetët në favor të kryeministres së asokohe, Liss Truss duke i përjashtuar ata nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, duke paralajmëruar: "Ka një çmim për çdo gjë". Të hënën, u raportua se Williamson kishte ngacmuar dhe bullizuar një zyrtar të lartë të qeverisë dhe u kishte thënë atyre se "do tju priste fytin". 

9 Nëntor 2022, 07:26 Nga a.l
Iu zbuluan mesazhet bullizuese, ministri britanik jep dorëheqjen
Gavin Williamson

BRITANI- Ministri i Shtetit britanik Gavin Williamson ka dhënë dorëheqjen pasi ndaj tij u ngritën akuza për ngacmim, ndërsa ngrihen dyshime jo të mira mbi vendimet e Rishi Sunak për përzgjedhjen e ministrave të kabinetit të tij. Sipas mediave të huaja, Williamson, ka qenë nën presion nga opinioni publik, pas publikimit të një sërë mesazhesh ngacmuese që dyshohet se i janë dërguar prej tij, koleges së partisë konservatore, Wendy Morton.

Mesazhet akuzonin Mortonin se po kërkonte të "dënonte" deputetët në favor të kryeministres së asokohe, Liss Truss duke i përjashtuar ata nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, duke paralajmëruar: "Ka një çmim për çdo gjë". Të hënën, u raportua se Williamson kishte ngacmuar dhe bullizuar një zyrtar të lartë të qeverisë dhe u kishte thënë atyre se "do tju priste fytin". 

Në dy javët e para në detyrë, kryeministri britanik Rishi Sunak ka qenë nën presion për zgjedhjen e tij të ministrave, së pari duke riemëruar Suella Braverman si sekretare të Brendshme disa ditë pasi ajo ishte detyruar të largohej për shkelje të rregullave ministrore , dhe tani me Williamson.

Sunak, i cili është përpjekur të ndërtojë një qeveri të qëndrueshme duke emëruar ministra nga të gjitha krahët e partisë ndërluftuese Konservatore, tha se ai kishte pranuar dorëheqjen e Williamson "me trishtim të madh" dhe ishte mirënjohës për mbështetjen dhe besnikërinë e tij personale./ Dosja.al

gavin williamson

Sondazh

Poll