9 Nëntor 2022, 07:14
Nga DOSJA
Sali Berisha dhe dokumenti
TIRANË- Referuar dosjes hetimore që “Inside Story” bën publike për herë të parë, dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 6.4 milionë eurove. Gjithçka lidhej me çmontimin dhe shitjen për skrap të makinerive të ndryshme. Kontrata koncesionare parashikonte rijetëzimin dhe vënien në funksion të plotë të linjës industriale, duke ruajtur asetet që përbënin pronë shtetërore. Kjo dosje, do të ishte shoqëruese e gjithë aktivitetit të Belegut që i vihej përballë nga kundërshtarët sa herë ai u zinte rrugën.
“Ai personazh u mbajt në një trysni. Në një presion jo vetëm nga grupet e interesit, jo vetëm kreditorët, por edhe institucionet, pushteti gjyqësor, u hapën çështje që hapën një sagë sikur kërkonin doemos ta vinin me shpatulla pas muri, qoftë për një përgjegjësi konkrete”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Çështja e ka pikënisjen në këtë telegram të datës 10 Shtator 2007 që bëhet publik për herë të parë. Një punonjës i uzinës i quajtur Dod Macaj i drejtohej kryeministrit të kohës Sali Berisha. Në material përmendet direkt emri i Eduard Belegut për abuzime me asetet shtetërore. Në datën 8 tetor 2007 dërgohet një telegram i dytë tek kryeministri.
Referuar këtij dokumenti që shihni, në 3 tetor të vitit 2007, oficeri i Policisë Gjyqësore i dërgon informacion Prokurorisë për vjedhje në uzinën e Elbasanit. Aty sqarohet zhdukja e qindra tonëve krom.
“Bakri i furrës nr.1 është vjedhur rreth datës 20 Mars 2006 për të cilën ka dëshmitarë okularë dhe dokumente që vërtetojnë prishjen e furrës nr. 1 për t’i vjedhur bakrin prej një sasie afërsisht 40 tonë. Janë zhdukur vagonët e ardhur nga Miniera e Bulqizës, Prrenjasit prej një sasie afro 100 tonë. Copëtuesi i linjës së kuarcit është zhdukur, mendohet se është në përdorim nga firma e kuarcit Blacë, Pogradec”.
Në kompaninë e kuarcit ku autoritetet dyshonin se ishte zhvendosur një prej pajisjeve kryesore ishin aksionerë shtetasi Arefi Jakupllari dhe Eduard Belegu. Kjo kompani, ishte regjistruar në 29 Shtator të vitit 2002 nga Jakupllari.
Një muaj më vonë, u bë aksionere me 49 % të kuotave zonja Iliriana Belegu, bashkëshorte e Eduartit. Në Mars të vitit 2009, vetë Eduarti bëhet aksioner me 2 % dhe tashmë ai me bashkëshorten kontrollonin shumicën e kompanisë.
Marrë nga TOPCHANNEL
sali berisha eduart belegu
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 23:20
k.m.
Në dëshminë që ka dhënë aso kohe Gjinopulli ka deklaruar se i ka shlyer Belegut një borxh prej 76 mijë dollarësh ...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 23:18
k.m.
Pas kryerjes së përgjimeve ambientale dhe telefonike, prokuroria përfundimisht rrëzoi pistën e largimit të qëllimshëm ...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 22:40
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku një 5...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 22:32
k.m.
Linda Thomas-Greenfield
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield në studion e...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 22:26
k.m.
Lea Ypi
BRITANI E MADHE- Shkrimtarja dhe pedagodia, Lea Ypi ka ndarë një histori personale për të treguar se si autoritetet britanike...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 22:14
k.m.
Dokumentat
“Me qëllim marrjen e të dhënave për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij rrëmbimi...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 22:08
k.m.
Dokumenti i Policisë
Në 24 Mars të vitit 2010, në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard B...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 21:59
k.m.
Pamje nga brenda godinës
ELBASAN- Dalin pamjet nga ajo që la pas aksioni i Policisë spanjolle dhe efektivëve të forcave "Shqiponja...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 21:39
A.B
Flavio Mankollari
TIRANË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Flavio Mankollari, është...
Aktualitet
8 Nëntor 2022, 21:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Le të kthehemi edhe njëherë tek procedimi i Prokurorisë së Elbasanit ndaj Belegut. Drejtoria e Polici...