Aktualitet

Gjergj Laçi ngujoi gruan dhe fëmijët, zbulohen detaje të reja, Klodiana Lala: Fëmijët flinin pa ngrënë, mbijetonin me ato që u jepnin gjyshërit

Gazetarja Klodian Lala hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen, duke pretenduar se gruaja prej vitesh dhunohej, ndërkohë që fëmijët keqtrajtoheshim.

8 Nëntor 2022, 22:40 Nga k.m.
Gjergj Laçi ngujoi gruan dhe fëmijët, zbulohen detaje të
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar, Gjergj Laçi mbante të ngujuar prej vitesh bashkëshorten dhe 2 djemtë e tij të mitur. E ftuar në emisionin 'Open', gazetarja Klodian Lala hodhi më shumë dritë mbi ngjarjen, duke pretenduar se gruaja prej vitesh dhunohej, ndërkohë që fëmijët keqtrajtoheshim. Madje nuk u ofrohej edhe ushqim ndonjëherë. Sipas saj anti-terrori ka pasur të dhëna paraprakisht në lidhje me kryefamiljarin, dhe se është dashur kallëzimi i dajës së djemve që autoritetet të vihen në lëvizje dhe më pas e kanë mbajtur në vëzhgim. Deri disa më parë. 

“Ngjarje shokuese që më shumë se personazhi është reagimi i komunitetit. Banesa ku banonin ishte 2 katëshe gati e shkatërruar, më shumë se 1 vit e gjysmë pa ujë dhe energji elektrike pasi nuk kishin mundësi ta paguanin. Nuk punoni as prindërit dhe fëmijët sapo kishin mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk ishin lejuar të dilnin. Kati i parë, dritaret të mbyllur me grila. Banesat e dy vëllezërve ishin prishur, për të shmangur kontaktin e familjarëve me të huaj, kishte përdorur çarçafë e kishte krijuar një burg në mes të Tiranës. Në banesë vinte gjithçka era myk. Kushtet ishin skandaloze. Kati i parë, dritare kishin edhe zgarë hekuri. Në katin e dytë ka përdorur batanije e mbulesa për ta shmangur kontaktin me rrugën kryesore që kalonte aty.

Bashkëshortja prej 12 vitesh e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për 6 vite nuk e lejonte të dilte as në oborr. Ka dyshime të forta të lidhura me fenë apo edhe probleme të shëndetit mendor. Ishte shumë i dhunshëm. Një nga djemtë ka treguar se ka mundur të dilte vetëm disa herë fshehurazi nga shtëpia vetëm për të karikuar telefonin. Mbijetonin vetëm me ushqimet që i jepeshin nga gjyshërit dhe xhaxhi nga Dibra. Djali ka arritur të shpëtojë në momente të caktuara për të karikuar telefonin por askush rreth tyre, vetëm pas 6 vitesh daja i fëmijëve ka thënë verifikoni gjendjen e motrës sime por nuk ka bërë denoncim. Antiterrori kishte informacione për të si frekuentues i xhamisë dilte vetëm për tu falur. Në fillim bashkëshortja ka qenë e terrorizuar por kur kuptoi se policia mund ta ndihmonte, ka treguar detajet madje edhe për municione të fshehura në oborr. Pas kontrolleve ato u gjetën aty. Dosja ka detaje tronditëse. 52-vjeçari ka deklaruar se fishekët i kishte nga 1997, por nga këqyrja e fishekëve ka rezultuar se janë të rinj. Dëshmitë e djemve janë të tmerrshme. Ushqimet na i kanë sjellë fshehurazi familjarët tanë, gjyshi i fshihte nëpër rroba, xhaxhai dhe daja. Mbaja një telefon dhe dilja ta karikoja fshehurazi. Babai na kërcënonte se ata jashtë duan të na vrasin, unë kam fituar dhe ju nuk duhet të dilni. Dua të shkoj në shkollë, të bëj një kurs, ëndrra ime është të bëhem futbollist,”- ka treguar gazetarja Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll