Aktualitet

Po sillej në Shqipëri, sekuestrohet në kufirin gjerman mjeti luksoz! Makina ishte vjedhur në Angli

3 automjete luksoze të vjedhura nga markat Porsche, Range Rover dhe Mercedes janë kapur nga oficerët e policisë pranë Walserberg. Vlera totale e automjeteve është 140.000 euro.

8 Nëntor 2022, 18:55 Nga k.m.
Po sillej në Shqipëri, sekuestrohet në kufirin gjerman mjeti
Mjeti Range Rover

GJERMANI- 3 mjete luksoze të vjedhura nga markat Porsche, Range Rover dhe Mercedes Benz, vlera totale e të cilave bashkë shkonte deri në 140.000 euro janë bllokuar nga autoritete gjermane në një pikë kufitare, në Walserberg. Në rastin e parë, një ekuipazh patrullimi kontrolloi një Range Rover Sport të regjistruar në Britani më 17 tetor. Sipas mediave të huaja, shoferi 49-vjeçar, i cili është britanik, tha se e kishte marrë hua automjetin nga një mik dhe ishte nisur për në Shqipëri. Kur automjeti u kontrollua në A8 pranë Angerit, u konstatuan manipulime të numrit të shasisë.

Ndaj dhe shoferi u arrestua përkohësisht, ndër të tjera, për falsifikim dokumentesh. Fuoristrada e vjedhur me vlerë tregu 75 mijë euro është siguruar dhe për momentin po mbahet në rajon. Në Këln u kap një Porsche Cayenne, ndërsa të premten (4 nëntor), një shtetas rumun 36-vjeçar hyri në Gjermani me Mercedes ML të tij nëpërmjet pikës kufitare Walserberg. Mjetit i ishin ngjitur targa gjermane.

gjermani

Sondazh

Poll