8 Nëntor 2022, 18:44
Nga A.B
Zyrtare
TURQI- Turqia ka filluar të paguajë në rubla një pjesë të gazit natyror nga Rusia. Rubla është monedha zyrtare e Rusisë. Kështu tha të martën ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez.
Në një intervistë për transmetuesin TRT, ai tha se në muajt e ardhshëm pjesa e pagesave në monedhën vendase në importet e energjisë ruse do të rritet.
Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, po kërkon gjithnjë e më shumë nga blerësit e energjisë së saj të paguajnë në rubla për të ndihmuar në forcimin e monedhës së saj.
Shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare të energjisë bëhen në dollarë amerikanë ose euro.
Turqia është zotuar se gradualisht do të nisë që të paguajë me rubla për importet e energjisë ruse. Ky zotim u bë në samitin midis presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Soçi në muajin shtator.
Vitin e kaluar, importet ruse përbënin pothuajse gjysmën e blerjeve të Turqisë të gazit natyror.
Erdogan ka mbajtur raporte të mira pune me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa ka tentuar që të qëndrojë neutral sa i përket konfliktit, por ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë.
Bashkimi Evropian, i cili më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40 për qind të nevojave për gaz, po kërkon të hiqet dorë nga energjia ruse pas pushtimit të Ukrainës në shkurt./REL
turqia
Bota
8 Nëntor 2022, 18:38
A.B
IntervistaLinda Thomas-Greenfield dhe gazetari
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thotë se trysnia...
Bota
8 Nëntor 2022, 18:30
d.a.
Putin
RUSI- Aktivistët anti-rusë dhe ish-politikanë të Moskës janë mbledhur në Poloni për të diskutuar pë...
Bota
8 Nëntor 2022, 18:20
d.a.
Dendias dhe Dacic
GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, sot ndodhet në një vizit&eu...
Bota
8 Nëntor 2022, 18:08
d.a.
Kievi
UKRAINË- Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha sot se për momentin nuk ka nevojë të evakuohet Kievi apo disa qytete të...
Bota
8 Nëntor 2022, 17:55
d.a.
Biden dhe Trump
SHBA- Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqërua sërish nga ndasitë e mëdha politike ...
Bota
8 Nëntor 2022, 17:43
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me ...
Bota
8 Nëntor 2022, 17:30
d.a.
Barriera
UKRAINË- Rusia po shton përpjekjet e saj për të ndërtuar pengesa thelbësore për të ngadalësuar pë...
Bota
8 Nëntor 2022, 17:08
d.a.
Osmani
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për rekomandim të...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:50
d.a.
Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi të hënën se ai do të ngrinte një garë presidenciale të ...
Bota
8 Nëntor 2022, 16:57
d.a.
Firmosja e paktit
ALGJERI- Algjeria tha të martën se ka nënshkruar një pakt të dytë 5-vjeçar të bashkëpunimi...