Bota

Situata e tensionuar në veri, Tadiç parashikon nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në fund të vitit

Tadiç u shpreh se së shpejti do të shohin se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. 

8 Nëntor 2022, 15:41 Nga d.a.
Situata e tensionuar në veri, Tadiç parashikon nënshkrimin e
Tadic

SERBI- Ish-presidenti serb Boris Tadiç beson se braktisja e institucioneve të autoriteteve nga serbët në Kosovë, si dhe rrëzimi i një droni që fluturoi nga drejtimi i Kosovës, dhe ngritja e avionëve luftarakë, është një prelud i nënshkrimit të marrëveshjes në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

Sipas Danas, Tadiç u shpreh se së shpejti do të shohin se për çfarë shërbejnë dronët, MIG-të, braktisja e institucioneve dhe gjithë ky dramatizim. 

"Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të prezantohet si fitore, e cila në fakt do të kërcënojë në mënyrë dramatike interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiç, lider i Partisë Socialdemokrate në një postim në Twitter.

Bashkë me postimin ai ka shpërndarë një video nga emisioni “Pravi ugao” i Ljubica Gojgiqit në RTV, në të cilin flet pikërisht për këtë.

Kosova dhe Serbia kanë nisur një dialog që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi i cili në fillim është quajtur teknik, janë arritur mbi 33 marrëveshje. Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel është ajo për energjinë, e arritur më 21 qershor të këtij viti. Ndërkohë që muajt e fundit ky dialog ka marrë një tjetër kthesë me propozimin e një kornize të re të prezantuar nga këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

boris tadic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll