Bota

FOTO-LAJM/ Tensionet në veri, PSD ngjyros me të zeza dritaret e ndërtesës së Qeverisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman.

8 Nëntor 2022, 15:27 Nga I.A
FOTO-LAJM/ Tensionet në veri, PSD ngjyros me të zeza dritaret e
Pamje nga aksioni

KOSOVË- Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Aktivistë të saj kanë ngjyrosur me të zezë dritaret e ndërtesës së Qeverisë. Sipas tyre ngjyra e zezë tregon mbylljen e kësaj Qeverie karshi qytetarëve. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka vendosur në terr informativ gjithë qytetarët për zhvillimet në veri dhe propozimin franko-gjerman.

ÇFARË PO NDODH NË VERI TË KOSOVËS?

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Republikën e Kosovës. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe kanë akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Mirëpo, ky regjistrim është shoqëruar me incidente në veri të Kosovës. Serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS, po u digjen makinat.  Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Sot ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

psd tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll