Bota

Aktori britanik i kthehet keq Johnsonit pas mbylljes së Parlamentit: “Nuk do shkatërrosh të ardhmen e fëmijëve të mi, F*

29 Gusht 2019, 16:04 Nga DOSJA

BRITANI  E MADHE- Aktori britanik e quan Johnsonin një lodër prej gome. Postim i cili është pëlqyer rreth 235 mijë herë.

“Ti nuk do t’u mohosh të ardhmen fëmijëve të mi. Ti nuk do mund të shkatërrosh liritë për të cilat gjyshi im luftoi dy luftëra. Fuck off kukull gome, fuck off. Britania do t’iu kthehet kundër juve dhe bandës suaj masturbatore”- shkroi ai, ku krahas këtij shkrimi ka publikuar dhe një video ku Johnson shpjegon planet e tij.

Një situatë e ashpër është krijuar pasi Mbretëresha e Britanisë miratoi urdhërin e Johnsonit për mbylljen e Parlamentit, në mënyrë që parlamenti të “progresohej” nga java e dytë në shtator deri më 14 tetor, vetëm 17 ditë para datës së caktuar të Brexit.

Kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje kanë akuzuar Boris Johnson për një “grusht shteti” kundër parlamentit, ndërsa kryetari i Commons John Bercoë denoncoi pezullimin e seancave si një “zemërim kushtetues”. Ish-kancelari Philip Hammond e përshkroi atë si “thellësisht jodemokratik”.

Ndërsa një grup protestuesish që prej ditësh së djeshme, kanë dalë në rrugët e qytetit duke kundërshtuar grushtin e shtetit. Gjithashtu është hapur dhe një peticion, ku deri më tani kanë nënshkruar mbi një milion njerëz.

Burimi: Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktori britanik boris johnson hugh grant tall kryeministrin britanik aktori britanik boris johnson hugh grant tall kryeministrin britanik

Sondazh

Poll