Bota

Ilhan Omar zbulon kërcënimet që i janë bërë për ta vrarë atë në panairin e shtetit

29 Gusht 2019, 18:37 Nga DOSJA
Ilhan Omar zbulon kërcënimet që i janë bërë

SHBA –Ilhan Omar, përfaqësuesja myslimane nga Minesota, tha se mesazhe anonimet kërcënuese janë arsyeja pse ajo tani ka roje të sigurisë.

Ajo foli ndërsa kandidati i Senatit amerikan Roy Moore deklaroi se: “Presidenti Trump kishte të drejtë, ajo duhet të kthehej në Somali”.

Republikanët e Alabama kanë bërë  thirrje për dëbimin e zonjës Omar nga Kongresi.

“Unë e urrej që jetojmë në një botë ku ju duhet të mbroheni nga njerëzit e tjerë”,- shkroi të mërkurën Znj Omar, e cila erdhi në SHBA si refugjate e Somaliës në moshën 12 vjeç.

Konservatorët reguar vazhdimisht kundër zonjës Omar për qëndrimin e saj ndaj Izraelit, duke e akuzuar atë për antisemitizmin.

Omar gjithashtu është përballur me ndëshkime nga partia e saj për komentet mbi marrëdhëniet SHBA-Izrael, por ka mohuar akuzat e antisemitikës.

Ajo ka kërkuar falje në të kaluarën për stokeotipet e hebrenjve në fjalimet e saj kundër lobistëve.

Një rezolutë që i kërkonte delegacionit të kongresit të Alabama të fillonte procedurat për dëbimin mbi retorikën e Znj.Omar për Izraelin u miratua nga partia republikane e shtetit gjatë fundjavës.

Ndërkohë Omar u rikthye të martën ku tha: “Unë u zgjodha me 78% të votave nga njerëzit e Rrethit të 5-të të Minesota, dhe jo prej Partisë Republikane e Alabama”.

Moore, 71 vjeç, ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka ngritur një padi për shpifje ndaj grave majin e kaluar.

Ditën e djeshme ai ka deklaruar se Zonja Omar ishte “një armike e betuar e Izraelit” teksa iu referua një sulmi të fundit nga Presidenti Donald Trump.

Edhe Presidenti Trump u akuzua për racizëm në korrik pasi u bëri thirrje grave kongresiste liberale demokratike që të “ktheheshin” në vendet e tyre “të korruptuara dhe të paafta”, megjithëse ai nuk i përmendi ata.

Zonja Omar ka thënë se ajo merr më shumë kërcënime me vdekje sa herë që presidenti anon nga ajo.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ilhan omar mesazhe kercenuese presidenti trump shba ilhan omar mesazhe kercenuese presidenti trump shba

Sondazh

Poll