Bota

Tensionet në veri/ Digjet një tjetër makinë me targa RKS në Zveçan

Makina ishte në pronësi të një gruaje me origjinë serbe. Në një deklaratë Policia e Kosovës shkruan se po merren masa për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallime dhe po punohet për identifikimin e autorit të ngjarjes. 

8 Nëntor 2022, 14:21 Nga e.k
Tensionet në veri/ Digjet një tjetër makinë me targa RKS
Foto ilustruese

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës sa vijnë dhe intensifikohen. Kështu Policia e Kosovës ka raportuar se një tjetër makinë me targa RKS është djegur ditën e sotme. Makina ishte në pronësi të një gruaje me origjinë serbe. Në një deklaratë Policia e Kosovës shkruan se po merren masa për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallime dhe po punohet për identifikimin e autorit të ngjarjes. 

"Në zonën rajonale të Mitrovicës Veri i vihet zjarri një veture me targa RKS Prishtinë, 8 nëntor 2022 Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit. Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore. Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale. U regionalnom području Mitrovica Sever zapaljeno je vozilo registarskih oznaka RKS", thuhet në njoftim. 

Kjo nuk është ngjarja e vetme pasi kohët e fuindit që pas nisjes së tensioneve në veri për shkak të reciprocitetit të targave ka pasur shumë makina të djegura, mjete që i përkasin qytetarëve me origjinë serbe, të cilët kanë vendosur të zbatojnë ligjin për targat. 

Tensionet në Veri të Kosovës janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Pasi Qeveria nisi të zbatojë planin me 3 faza për regjistrimin e makinave me targave serbe në Republikën e Kosovës që pritet të përfundojë deri më 21 prill. Pas vendimit, Lista serbe dorëzoi mandatet, ndërsa u braktisën edhe instutucionet. Në valën e trazirave, u konfirmua zyrtarisht dhe po diskutohet plani franko-gjerman që synon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht, por flitet për asosacionin e komunave serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë. Për këtë "njohje" Serbisë i përshpejtohet rruga për integrimin në BE. Kryeministri Albin Kurti deri më tani ka dhënë një përgjigje; nuk ka shanse që të japë “ok” për Asosacionin e komunave serbe.

tensionet në veri të kosovës policia e kosoves

Sondazh

Poll