Politike

Rama i drejtohet Berishës: Politikanët që shajnë Shqipërinë në anglisht janë një turp kombëtar

Sipas kryeministrit, me këto deklarata Berisha u thotë të huajve mos hajdeni në Shqipëri për turizëm, ndërkohë që ky sektor është motor zhvillimi për vendin tonë.

8 Nëntor 2022, 13:43 Nga I.A
Rama i drejtohet Berishës: Politikanët që shajnë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj intervistës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikshme në Ballkan dhe Evropë. Duke folur nga Paskuqani, Rama e cilësoi këtë gjë si një turp kombëtar. Sipas kryeministrit, me këto deklarata Berisha u thotë të huajve mos hajdeni në Shqipëri për turizëm, ndërkohë që ky sektor është motor zhvillimi për vendin tonë.

Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe  Evropë, kjo nuk është të bësh politikë këtu. Kjo është të bësh fiks ata që i kanë bërë këtij vendi një soj politikanësh dhe xhagajdurësh publik që nga 1912. Ndryshojnë emrin, pamjen, por janë i njëjti soj. Sepse të thuash atë, do të thotë ti thuash atyre atje mos hajeni këtu për turizëm, mos hajeni të paguani njerëzit tanë që kanë ngritur industrinë e mikpritjes, ndërkohë që turizmi është një nga motorët e zhvillimit të ekonomisë tonë. Sot Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se po të ishte nuk do isha këtu me Rakipin të flisja. Por nëse kthehen kokën pas Shqipëria është njësoj në të gjitha drejtimet si ky liqen këtu, por të kthesh kokën pas është dita me diellë me natën pa hënë. Po të shofësh me sytë e të ardhmes, kjo këtu nuk është ajo që duhet të jetë”, theksoi Rama.

edi rama sali berisha shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll