Politike

Berisha ngre alarmin: Çdo fëmijë që lind do të jetë borxhli me 21 mijë euro, Rama dhe banda e tij ndajnë para edhe në gjyqe

Berisha tha se kryeministri Edi Rama po e shkatërron vendin.

8 Nëntor 2022, 13:46 Nga F.M
Berisha ngre alarmin: Çdo fëmijë që lind do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se çdo fëmijë që vjen në jetë në Shqipëri, lind me një borxh prej 21 mijë eurosh. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamenta të Partisë Demokratike, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po e shkatërron vendin. Ai tha se kreu i qeverisë ndan para edhe në gjyqe. 

"Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv nga shqipëria të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin që u ka ngarkuar shqiptarëve. Një fëmijë pas që lind do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt falimentimit të plotë të Shqipërisë. Nga sipërmarrjet personale, tek vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë, së shpejti kalojnë 1 miliard, pasi borxhet e Arbitrazhit që duhet të paguajë Shqipëria për shkak të qëndrimeve të tij korruptive kalojnë gjysmë miliardi euro. Edi Rama dhe banda e tij ndajnë para edhe në gjyqe. Ne duhet të përgatitemi dhe të informojnë shqiptarët për të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe kabineti i tij me buxhetin e shteti dhe me atë që po planfikikon me këtë buxhet,"- tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll