Art&Argëtim

'Duhet të të vijë zor'. Plas debati mes Visjan Ukcenajt dhe Ilir Shaqirit, aktori: Je klloun

Kështu mbrëmjen e djeshme gjakrat janë 'ndezur' mes Visjanit dhe anëtarit të jurisë Ilir Shaqiri duke u shoqëruar dhe me fyerje personale mes të dy palëve. 

8 Nëntor 2022, 10:11 Nga e.k
'Duhet të të vijë zor'. Plas debati mes Visjan Ukcenajt
Visjan Ukcenaj dhe Ilir Shaqiri

TIRANË- Pjesëmarrja e aktorit të humorit Visjan Ukcenaj duket se ka trazuar ujërat dhe ka ndezur gjakrat në spektaklin 'Dance Albania' që drejtohet nga moderatorja Alketa Vejsiu. Kështu mbrëmjen e djeshme, gjakrat janë 'ndezur' mes Visjanit dhe anëtarit të jurisë Ilir Shaqiri duke u shoqëruar dhe me fyerje personale mes të dy palëve. 

Pas mbarimit të performancës Visjani duket se ka 'ngacmuar' Shaqirin duke thënë se ka javë të tëra që thotë njëjta gjëra dhe se duket si kloun duke bërë që njerëzit të mos e besojnë që ky emision është live. Përgjigji e Ilirit ishte e menjëhershme duke i kujtuar aktorit se ishte në një spektakël kërcimi ku duhet të fliste me gjuhën e trupit më shumë sesa të merrej me llafe. Kaq ka mjaftuar që dyshja 'ti përvishej' njëri-tjetrit. Ilir tha se Visjanit duhet t'i vijë zor nga vetja për këtë sjellje ndërkohë që komediani përsëriste se Shaqiri ishte një klloun real.

Pjesë nga debati:

Visjan UkcenajArsyeja pse Iliri dyshon që njerëzit s’jemi live, është se Iliri ka dy javë që thotë të njëjtën gjë dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë që mbase e kanë regjistruar ose është një klon i Ilirit sepse Iliri vazhdon me klonin në Itali, ka sjellë klonin këtu, flet kloni, jep dhe pikët. I thotë kloni, o vëlla sa t’i japim Visjanit? Gjashtë, gjashtë, herës tjetër. Ec vëlla.

Ilir Shaqiri: Kam shumë qejf kur Visjani merret me fjalë. Ti ndoshta e harron që këtu je në një program kërcimi dhe ajo që ka rëndësi është që të flasësh me këmbë dhe do ta them gjithmonë derisa ti të arrish të kuptosh komunikimin me pjesën e poshtme të trupit dhe jo me pjesën e lartme. Në qoftë se unë ta përsëris…

Visjan Ukcenaj: Profesor, profesor. Unë kam ardhur këtu për t’u kënaqur.

Ilir Shaqiri: Ore t’i kënaqu sa të duash, por në qoftë se unë jam klon në të folur, ti je klon në të kërcyer. Kështu që është relative.

Visjan UkcenajPranoj të jem klon në të kërcyer nëse ti je klon real.

Ilir Shaqiri: Unë do them gjithmonë atë që shikoj dhe në qoftë se percepton këtë lloj të folure, është se ti kërcen në atë lloj mënyre. Sepse ke dy javë që kërcen një gjë në të njëjtën mënyrë. E folura ime është si rrjedhojë e kërcimit tënd.

Visjan UkcenajIlir e di që e ke përvetësuar shumë t’i zësh fjalën të tjerëve se je bërë mjeshtër…

Ilir ShaqiriZë fjalën kur bëhet fjalë për fjalën time…

Visjan Ukcenaj: Po pra, por kam dhe unë fjalën time gjigand. Kështu që ta respektojmë dhe timen. Nëse unë kam ardhur për të kërcyer dhe të faleminderit që më vlerëson, dhe të respektoj kur më vlerëson, por kur thua dy javë rresht një gjë që pa lidhje me kërcimin që kam bërë…

Ilir Shaqiri: Bëji pyetjes veten. Gjeje gabim tek vetja. E kuptoi dhe Ermali që nuk kërcen, le më ti që kërcen. Visjan imagjino të të them për herë të tretë të njëjtën gjë, sa dramatike do ishte. Nëse edhe sot më bën të të jap të njëjtin vleresim, duhet të të vijë zor.

Visjan UkcenajDuhet të të vijë zor ty, nëse më thua të njëjtat gjëra!

visjan ukcenaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2022, 17:39 A.B

Eminem: Kam qenë pranë vdekjes nga mbidoza

Eminem SHBA- Eminem ka rrëfyer se ishte shumë pranë vdekjes nga mbidoza në vitin 2007 dhe shtoi se muzika ishte ajo që i shp&...