Art&Argëtim

Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës përzgjedh Ermonela Jahon

Me sa duket mbreti Philip ka një adhurim për talentin e sopranos shqiptare saqë e përzgjodhi në 175-vjetorin e një prej institucioneve zemër për artin të Katalunjës e në botë.

7 Nëntor 2022, 18:46 Nga A.B
Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës
Ermonela Jaho

SPANJË- Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka pozuar me çiftin mbretëror të Spanjës, Letizia dhe Filip. Kjo foto është postuar nga “Gran Teatre dei Liceu” të Barcelonës.

Me sa duket mbreti Philip ka një adhurim për talentin e sopranos shqiptare saqë e përzgjodhi në 175-vjetorin e një prej institucioneve zemër për artin të Katalunjës e në botë. Të premten në 4 nëntor Mbreti Felipe dhe mbretëresha Letizia ishin kujdestarët kryesorë te kremtimit të këtij përvjetori dhe e vetmja artiste e ftuar në këtë event ishte shqiptarja Ermonela Jaho.

Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës

Kjo dalje, vjen edhe si shenjë rekuperimi shëndetësor e sopranos, pas dy koncerteve të anuluar rishtazi në Oviedo dhe Bilbao. 

Në një intervistë në Shqipëri pak muaj më parë, Ermonela tha për mbretin dhe mbretëreshën e Spanjës se ishin më të afrueshëm. "Mbreti ishte edhe më i dashur se Letizia. Ai me përqafime, shumë familjar dhe unë kam vajtur kam hapur stinat në atë teatër dhe ai e mbante mend. Më tha: Ti je ajo shqiptarja që ke kënduar vitin e kaluar. Domethënë shumë i kujdesshëm", tha ajo.

ermonela jaho

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2022, 17:39 A.B

Eminem: Kam qenë pranë vdekjes nga mbidoza

Eminem SHBA- Eminem ka rrëfyer se ishte shumë pranë vdekjes nga mbidoza në vitin 2007 dhe shtoi se muzika ishte ajo që i shp&...