Art&Argëtim

I veshi në një shëtitje mbretërore me Princin William, vathët 1.5 paund të Kate Middleton shiten brenda pak minutash në internet

Vathët Twisted Circle Drop kishin dalë në shitje në një faqe në internet dhe ishin me ulje nga 5 në 1,5 paund, ndërsa menaxheri i dyqanit njoftoi se brenda pak minutash ato janë shitur të gjitha. 

7 Nëntor 2022, 16:14 Nga a.l
I veshi në një shëtitje mbretërore me Princin William,
Kate Middleton

BRITANI- Nëse do të duhet të zgjdhte mes veshjeve mondane e të shtrenjta dhe atyre class e të thjeshta, Princesha e Uellsit do të zgjidhte gjithmonë opisionin e dytë në shumicën e daljeve të saj në publik. Ditën e enjte, Kate Middleton në një shëtitje mbretërore me Princin William u shfaq e veshur me një fustan Gabriela Hearst prej 1250 £ dhe pallto Max Mara prej 460 £, me një çantë DeMellier London prej 295 £ dhe një palë vathë që kushtonin vetëm 1.50 £ nga Accessorize. Vathët stil "Twisted Circle Drop" kishin dalë në shitje në një faqe në internet dhe ishin me ulje nga 5 në 1,5 paund, ndërsa menaxheri i dyqanit njoftoi se brenda pak minutash ato janë shitur të gjitha. 

I veshi në një shëtitje mbretërore me Princin William,
Kate Middleton

Të thjeshtë por tërheqës, është e sigurt të thuhet se ky dizajn duket shumë më i shtrenjtë se çmimi që kanë. Nuk është aspak për t’u habitur që vathët e Kate tani janë shitur të gjithë, pasi ato kanë filluar të preferohen shumë, qëkur princesha i ka vendosur dy vitet e fundit.

I veshi në një shëtitje mbretërore me Princin William,
Accessorize

Çifti mbretëror gjeti kohë për të folur me turmat e vogla që i kishin përshëndetur në dy qendrat komunitare që vizituan të enjten. Ata vizituan ndërtesën ndërsa Fondacioni Mbretëror i Princit dhe Princeshës së Uellsit në bashkëpunim me fondacionin e “Two Ridings Community” njoftuan 345,000 £ financime që kishin ndihmuar nga donatorët për të ndihmuar në mbështetjen e shëndetit mendor të të rinjve në Scarborough./ Dosja.al

kate middle

Sondazh

Poll