Art&Argëtim

VIDEO/ 'Jam shumë mirë', Flori Mumajesi bën veprimin e papritur pasi fshiu këngët tij! Ç'po ndodh me këngëtarin

Kjo siç e ka bërë të ndihej mirë këngëtarin, i cili me anë të një video të shpërndarë në rrjetin social Instagram ka treguar se tre nga këngët e tij konkretisht 'Me Fjalë të Fogla', 'Flas' dhe 'Me Sy Mbyllur' janë sërish në YouTube.

8 Nëntor 2022, 08:40 Nga e.k
VIDEO/ 'Jam shumë mirë', Flori Mumajesi bën veprimin e
Flori Mumajesi

TIRANË- Këngëtari i dashur për publikun Flori Mumajesi bëri lëmsh rrjetin dhe trazoi fansat ditën e djeshme pas deklaratave të bëra se disa nga këngët e tij hit ishin fshirë nga YouTube. Mumajesi shprehej se fansat i kishin harruar këngët e tij dhe për këtë ai ndihej i trishtuar pasi sipas tij askush nuk e kishte vënë re këtë. 

Të shumtë ishin mesazhet dhe komentet e fansave, të cilët i kujtonin Florit se ata e donin dhe e adhuronin muzikën e tij. Kjo siç e ka bërë të ndihej mirë këngëtarin, i cili me anë të një video të shpërndarë në rrjetin social Instagram ka treguar se tre nga këngët e tij konkretisht 'Me Fjalë të Fogla', 'Flas' dhe 'Me Sy Mbyllur' janë sërish në YouTube.

"Shpresoj që të gjithë ata që janë shqetësuar për mua shpresoj të qetësohen, edhe dje ua thashë, jam shumë mirë. Për mua është e vetmja mënyerë që të tregohem i drejtë me vetem dhe me ju. Kënga 'Me Sy Mbyllur', 'Flas' dhe me 'Me Fjalë të Vogla' nga ky moment janë online. Falë jush ndjehem se kam familje të madhe, kaq", tha këngëtari.


Ditën e djeshme Flori do të habiste fansat dhe ata që e përlqejnë muzikën e tij kur tha se pesë nga këngët e tij më të pëlyqera nga publiku nuk do ishin më në YouTube madje shumë shpejt do të fshiheshin edhe nga platforma Spotify. Këngëtari shkruante se muzika e tij kishte 'vdekur' dhe se askush nuk u kujtua ta ngushëllonte. Në videon Flori dukej i emocionuar dhe e mbylli mesazhin e tij për fansat se pavarësisht të gjithave ai nuk do të hiqte dorë nga muzika. 

"Prej tre javësh nuk është më online. Unë kam fshirë të gjitha këngët para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra, më erdhën nja 10 mesazhe. Këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën mbrëmë, sepse këto kohë kam pasur atë aktivitetin që i zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fajlë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas”, “Thjesht të Dua.” Një nga këngët që mbahet mend Flori “Me Sy Mbyllur”. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”, çfarë ka munguar, cila këngë. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë.” As unë se kam detyrim këtë gjë. Nëse katër këngët më të mira të mijat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndjehej keq. Nuk i ngushëllojnë se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, por është më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull", tha Flori ditën e djeshme.

Mesa duket ky ishte një test nga ana e këngëtarit për të gjithë fansat që mbase 'e kanë harruar' por pas mesazheve të marra duket se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij tashmë këngët janë sërish online. Ndërkohë ditën e djeshme Flori tha se dhe dy këngët e tij 'Plas' dhe 'Thjesht të Du' ishin fshirë por që ditën e sotme nuk tha se ato janë rikthyer në YouTube si tre këngët e tjera. Gjithçka mbetet për t'u parë në ditët në vijim.

flori mumajesi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Nëntor 2022, 17:39 A.B

Eminem: Kam qenë pranë vdekjes nga mbidoza

Eminem SHBA- Eminem ka rrëfyer se ishte shumë pranë vdekjes nga mbidoza në vitin 2007 dhe shtoi se muzika ishte ajo që i shp&...