Aktualitet

"Unë bërtita por..."/ Shqiptari tentoi ta përdhunojë dhe e rrahu brutalisht, e reja: Më është enjtur koka nga goditjet

Në dëshminë e saj, e reja ka treguar se në momentin që u sulmua nga shqiptari kishte trokitur në dyert e shtëpive në Nice për ndihmë.

8 Nëntor 2022, 09:32 Nga a.l
"Unë bërtita por..."/ Shqiptari tentoi ta
momenti i dhunimit te 20- vjeçares

GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë nga dëshmia e 20- vjeçares në Nice që u dhunua brutalisht nga shqiptari 28- vjeçar Kledi Sulollari i cili tentoi ta përdhunojë, por e reja bëri rezistencë. Vajza tregoi makthin që kishte përjetuar nga dhuna e 28- vjeçarit, i cili e sulmoi dhe e goditi në kokë. Në dëshminë e saj, e reja ka treguar se në momentin që u sulmua nga shqiptari kishte trokitur në dyert e shtëpive në Nice për ndihmë. Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë.

Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë isha ulur nën një ballkon derisa shiu pushoi dhe ai ishte fshehur para meje. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, ishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë” , dëshmoi ajo. 

Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, kur papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të ziheshim shumë pavarësisht terrorit që pata në atë moment. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita "ndihmë" ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pas tij për të kapur hapin, pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon e reja.

28 - vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë. Sipas mediave greke, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave. 28-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë. Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 28-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri./ Dosja.al

kledi sulollari dargoi i pireut

Sondazh

Poll