Aktualitet

Vidhet një dyqan në Voskop të Korçës/ Pronari: Ishin 4 persona me maska e automatikë, morën kasafortën! Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Në një prononcim për mediat pronari i biznesit Bledar Laska tha se autorët kanë hyrë brenda duke thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

8 Nëntor 2022, 08:25 Nga e.k
Vidhet një dyqan në Voskop të Korçës/ Pronari: Ishin
Policia Korçë

KORÇË- Një dyqan në Voskop të Korçës ra pre e një vjedhje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, të cilët kanë grumbulluar dhe provat e gjetura në vendngjarje. 

Autorët, të cilët kanë qenë katër dhe të gjithë të maskuar dhe me armë sipas dëshmisë së pronarit të biznesit Bledar Leska. Ata kanë vjedhur një sasi lekësh nga arka e dyqanit, pije të shtrenjta si dhe cigare. Blutë e Korçës po bëjnë verifikimin e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identitfikimin e autorëve.

Në një prononcim për mediat pronari i biznesit Bledar Laska tha se autorët kanë hyrë brenda duke thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Leska deklaroi se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë grabitësit që kanë zbritur nga një mjet i zi, tip Golf.

"Kanë shqyer derën, kanë marrë komplet kasafortën, paketa cigaresh, shishe whiskey etj të gjitha. Në kasafortë për fat të keq timin dhe fatin e mirë të tyre kishte harruar çuni portofolin se kishte një defekt në makinë dje dhe lekët i kishte me vete. Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni. Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë. Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës, me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda. Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe prap kanë ikur rrugës së fshatit Voskopojë. Rast i tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh", tha pronari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Voskop të Korçës ku katër autorët kanë hyrë në marketin në pronësi të Bledar Leskas dhe kanë marrë nga aty një shumë parash, pije alkoolike dhe cigare. Autorët kanë qenë të maskuar ç'ka e bën të vështirë identifikimin e tyre si dhe kanë qenë të armatosur. Policia e Korçës po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

policia e korces

Sondazh

Poll