Aktualitet

Prindërit dhe nxënësit e shkollës "Irakli Bozo" në Lushnje dalin në protestë: Godina, e amortizuar

Prindërit shprehen se shkolla “Jani Nushi” ku janë transferuar fëmijët është jashtë standarteve, ndaj kërkojnë që mësimi të bëhet në shkollën e fshatit Golem.

8 Nëntor 2022, 09:16 Nga a.l
Prindërit dhe nxënësit e shkollës "Irakli Bozo"
foto ilustruese

LUSHNJE- Nxënësit e shkollës 9- vjeçare "Irakli Bozo" do të transferohen në shkollën "Jani Nushi" në qytetin e Lushnjes. Vendimi u mor nga zyra arsimore e qarkut Lushnje, pasi disa klasa të godinës ishin të dëmtuara në suva dhe tavan. Edhe pse procesi mësimor ka nisur rregjullisht, sot nxënësit dhe prindërit kanë dalë sërish në protestë duke kërkuar që 150 fëmijët e kësaj shkolle të mos largohen pasi godinës i duhet vetëm një rikonstruksion, për t’u rikthyer.

Prindërit shprehen se shkolla “Jani Nushi” ku janë transferuar fëmijët është jashtë standarteve, ndaj kërkojnë që mësimi të bëhet në shkollën e fshatit Golem.

Gjithashtu prindërit shprehen se nëse kërkesa e tyre nuk vihet në zbatim fëmijët do të ç'regjistrohen nga shkolla dhe do të duhet t'i dërgojnë ata në shkolla private./ Dosja.al

shkolla irakli bozo ne lushnje

Sondazh

Poll