Aktualitet

Vjedhja në marketin në Voskop të Korçës, flet pronari: Ishin 4 persona, me maskë dhe armë

Leska tha se katër autorët kishin marrë nga lokali pije alkoolike, njësasi parash dhe cigare. Autorët kanë hyrë brenda duke thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur.

8 Nëntor 2022, 09:06 Nga e.k
Vjedhja në marketin në Voskop të Korçës, flet
Bledar Leska

KORÇË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vjedhjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Voskop të Korçës. Pronari i biznesit Bledar Leska në një prononcim për mediat në lidhje me ngjarjen u shpreh se ishin katër autorë, të gjithë të maskuar dhe me armë.

Leska tha se katër autorët kishin marrë nga marketi pije alkoolike, njësasi parash dhe cigare. Autorët kanë hyrë brenda duke thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.

“Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera. Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e wiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, tha ai.

vidhet dyqani ne korce bledar leska

Sondazh

Poll