Aktualitet

Digjet kamioni në hyrje të Tiranës, mjeti i linjës turke merr flakë te ‘Fabrika e Miellit’, tymi pushton zonën

Zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes, por policia ndodhet aty.

8 Nëntor 2022, 09:33 Nga F.M
Digjet kamioni në hyrje të Tiranës, mjeti i linjës turke
Kamioni në flakë

TIRANË- Një automjet i linjës turke të transportit ‘Sahade’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Tiranës, pranë ‘Fabrikës së Miellit’. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeti tip kamion me drejtues O. K.,është djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, por hetimet vijojnë. Nuk dihet ende se çfarë transportonte kamioni, por linja në fjalë importon mallrat ë ndryshme nga Turqia.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

digjet mjeti ne tirane

Sondazh

Poll