Art&Argëtim

VIDEO/ Bes Kallaku tregon shifrën e majme që mori nga dasmorët: Kemi qëndruar dy ditë duke numëruar dollarët

Kallaku tregoi se ai dhe Mateos kanë qëndruar dy ditë për të numëruar lekët, pasi dasmorët i kishin hedhur kartmonedha vetëm 1 dollërëshe.

7 Nëntor 2022, 11:10 Nga a.l
VIDEO/ Bes Kallaku tregon shifrën e majme që mori nga dasmorët:
foto ilustruese

Aktori i njohur Bes Kallaku ka treguar shifrën e parave që mori nga një dasmë në Korçë me këngëtarin Mateos Frroku. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, Kallaku tregoi se ai dhe Mateos kanë qëndruar dy ditë për të numëruar lekët, pasi dasmorët i kishin hedhur kartmonedha vetëm 1 dollërëshe.

Unë dhe Mateos Frroku kemi qenë në një dasëm në Korçë dhe ata që kishin ardhur ishin nga Kanadaja dhe amerikanë. Na kanë mbuluar me 1 dollarësha dhe unë me Matosin kemi qëndruar 2 ditë që i kemi numëruar. Ishin diku te 8900 dollarë”, tha Besi.

Bes Kallaku është një nga kapitenët në emisionin më të ri të argëtimit "Zemër Luana" autore e të cilës është vetë moderatorja Luana Vjollca./ Dosja.al

bes kallaku mateos frroku

Sondazh

Poll