Art&Argëtim

Billie Eilish nuk e fsheh më, shfaqet publikisht për herë të parë me të dashurin (FOTO)

Ndonëse askush nuk e kishte vënë re, fotoja e saj me Rutherford gjendet në galerinë e fotove të publikuara në Instagram pikërisht ditën e Halloween.

7 Nëntor 2022, 15:19 Nga a.l
Billie Eilish nuk e fsheh më, shfaqet publikisht për herë të
Billie Eilish

BRITANI- Ylli i popit Billie Eilish është shfaqur krahë të dashurit të saj Jesse Rutherford për herë të parë në publik. Ndonëse askush nuk e kishte vënë re, fotoja e saj me Rutherford gjendet në galerinë e fotove të publikuara në Instagram pikërisht ditën e Halloween. Fotoja është publikuar në fund të rreshtit teksa shihet sesi ylli i popit dhe i dashuri i saj, këngëtari kryesor i grupit të famshëm ''The Neighborhood'', janë maskuar për festën e famshme. 

Postimin, Eilish e shoqëron me përshkrimin ''Jetaa është e çmenduuuuuuuuurrrrrrr...gëzuar Halloween" me një emoji kllouni të ndjekur nga një fanar dhe një fytyrë e lumtur e rrethuar nga zemra.

Në foto, Eilish është veshur si një foshnjë me flokët e saj bjonde të veshura me unaza, ndërsa Rutherford u shndërrua në një burrë të moshuar, ndoshta duke iu referuar diferencës 11-vjeçare të çiftit. (Eilish është 20 vjeç, Rutherford është 31.)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Më 8 nëntor, Eilish do të marrë pjesë në Festivalin #iVoted 2022 , me transmetimin në internet të Ditës së Zgjedhjeve që do të shfaqë gjithashtu performanca nga Run the Jeëels, CNCO, Rise Against, The Revivalists, OK Go, Lake Street Dive dhe më shumë se 400 artistë të tjerë./ Dosja.al

billie eilish

Sondazh

Poll